Sasha Zlatkoviç do të qëndrojë për pesë muaj në qeli pasi Gjykata Themelore e Prishtinës e shpalli fajtor për akuzën postimeve fyese në rrjetet sociale. Zlatkoviç kishte postuar video ku fyheshin simbolet e UÇK-së dhe nënat shqiptare me fraza raciste.
Pas vuajtjes së dënimit, Zlatkoviç do të jetë i detyruar të qëndrojë për pesë vite jashtë Kosovës pa të drejtë hyrje në këtë shtet.
Zlatkoviq do të paguajë dhe shpenzimet e procesit gjyqësor.