Prej kohësh flitej se Esteban Kambiaso do të merrte vendin e Edi Rejas në drejtimin e kombëtares shqiptare të futbollit, por duket se në skenë ka dalë një emër i ri.
Braziliani Silvinjo raportohet se është favoriti kryesor për drejtimin e kuqezinjve.
Ish-mbrojtësi i Barcelonës mund të konsiderohet një teknik me përvojë pasi ishte ndihmësi i Tites në kombëtaren e Brazilit.
Trajneri Tite u largua largua nga drejtimi i Brazilit e bashkë me të dhe Silvinjo i cili shumë shpejt mund të zyrtarizohet si trajneri i ardhshëm i kombëtares shqiptare.