Një zyrtar amerikan i tha CNN-it se SHBA-të mbeten në gjendje të lartë gatishmërie pas kërcënimeve të Iranit se do të hakmeret ndaj sulmeve në ambasadën iraniane në Damask të Sirisë.
Sulmi ndaj selisë diplomatike iraniane në kryeqytetin sirian bessohet të jetë kryer nga aviacioni izraelit, ndërkohë që drejtuesit e Gardës Revolucionare të Iranit u zotuan për hakmarrje.
7 persona, mes tyre dhe 2 ushtarakë të lartë iranianë gjetën vdekjen nga sulmi i së hënës ndaj ambasadës iraniane dhe kjo ka ngjallur zemërim në Teheran.
Zyrtari amerikan theksoi se rreziku i përshkallëzimit të konfliktit mes Iranit dhe Izraelit është shumë I lartë dhe se vendi i tij po ndjek zhvillimet me shumë kujdes duke qenë në gjendje të lartë gatishmërie për çdo zhvillim.