Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi operacionin historik të Shteteve të Bashkuara në Venezuelë, i cili çoi në kapjen e presidentit Nicolás Maduro në fillim të janarit 2026.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, përfshirë Reuters, Diosdado Cabello, ish-ministri i Brendshëm i Venezuelës dhe një nga figurat më të fuqishme të aparatit të sigurisë nën regjimin e mëparshëm, është përfshirë në operacionin sekret krah autoriteteve amerikane për kapjen e Maduros muaj përpara operacionit ushtarak.
Cabello, i cili njihet si një nga njerëzit më të afërt të Maduros dhe i konsideruar si një nga drejtuesit kyç të forcave të sigurisë, ka qenë gjithashtu subjekt i akuzave amerikane për trafik të drogës.
Burimet e Reuters theksojnë se megjithë akuzat dhe sanksionet kundër tij, SHBA-të kanë zgjedhur ta përfshijnë Cabellon në operacionin e tyre, duke pritur që ai të përdorë ndikimin e tij për të shmangur përshkallëzimin e dhunës.
Sipas të njëjtave burime, bisedimet sekrete janë zhvilluar më herët gjatë administratës Trump, dhe fokus i këtyre kontakteve ka qenë edhe praktika e kontrollit të forcave të sigurisë, si dhe ndikimi ndaj rinisjes së funksionimit të shtetit në Venezuelë pa përplasje të mëdha.
Megjithatë, nuk është e qartë nëse Cabello ka marrë ndonjë premtim për një rol të ardhshëm politik apo pozicion në qeverinë e re, megjithëse ndikimi i tij në strukturat e sigurisë konsiderohet kyç për stabilizimin e situatës në vend.

