Sezoni 2025-2026 do të sjellë disa risi të reja në transmetimin e ndeshjeve në Premier Ligë.

Tashmë, lojtarët e sapozëvendësuar do të intervistohen pranë vijës anësore sapo të dalin nga fusha – një praktikë e pazbatuar ndonjëherë më parë në transmetimin e ndeshjeve.

Po ashtu, transmetuesi i ndeshjeve do të ketë të drejtën e hyrjes në dhomat e zhveshjes për të përcjellë atmosferën pas ndeshjeve.

Gjithashtu, kamerat do të lejohen të afrohen shumë pranë lojtarëve në momentet e festimit të golave, për të përcjellë më nga afër këto momente kulmore të këtij sporti.

Këto risi synojnë të rrisin shikueshmërinë e një prej kampionateve më të forta në botë.

By Editor