Ndryshe nga kryeministri, Edi Rama, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ishte i drejtpërdrejtë në reagimin e tij lidhur me rrëmbimin e policëve të Kosovës nga njësitë e ushtrisë serbe.

Begat akuzoi Serbinë se ka kryer një akt të rëndë provokativ duke kërkuar nga Beogradi zyrtar të lirojë menjëherë 3 efektivët e rrëmbyer.

“Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës brenda territorit kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit.

E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve Serbe për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme. Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritetet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çtensionimin e situatës. Koordinimi me SHBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm.”. – thuhet në reagimin e Begajt.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *