Presidenti i Milanit, Paolo Skaroni tha se klubi është i gatshëm të marrë përsipër ndërtimin e një stadiumi të ri.

Ai shtoi se ky stadium do të rriste të ardhurat në buxhet pasi nga San Siro , Milani arkëton vetëm 40 milionë euro në sezon. 

Skaroni nënvizoi se me këto të ardhura të pakta, Milani nuk mund të jetë mjaftueshëm konkurues në Evropë.

“Ne jemi të gatshëm ta bëjmë vetë stadiumin, të mos dorëzohemi, ju siguroj që Milani do të ketë stadiumin e ri. Milani mbledh 40 milionë nga stadiumi në vit. Si të konkurrojmë ndërkombëtarisht me të ardhura kaq të ulëta? Pra, ne duam absolutisht stadiumin e ri.” – tha Skaroni.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *