Presidenti Donald Trump urdhëroi të premten një rishikim të çdo rekomandimi të vaksinave për fëmijë në Shtetet e Bashkuara, vetëm pak orë pasi një komitet këshillues i CDC-së votoi për t’i dhënë fund udhëzimit shumëvjeçar që foshnjat të marrin vaksinën kundër Hepatitit B menjëherë pas lindjes.
Ky rishikim synon të analizojë kalendarin aktual të vaksinimit dhe të krahasojë praktikat amerikane me ato të vendeve të tjera të zhvilluara. Vendimi i komitetit të CDC-së për të hequr rekomandimin universal për vaksinimin e foshnjave ndaj Hepatitit B ka hapur një debat të ri kombëtar, duke nxitur reagime të ndryshme nga ekspertët e shëndetit publik.
Mbështetësit e heqjes së udhëzimit argumentojnë se kalendari i vaksinave në SHBA mund të jetë më i ngarkuar se sa në vendet e tjera të zhvilluara dhe se disa rekomandime duhen rishikuar në dritën e të dhënave të reja. Ndërkohë, kritikët paralajmërojnë se heqja e vaksinimit në lindje mund të ulë mbrojtjen ndaj infeksioneve të Hepatitit B, një sëmundje potencialisht e rrezikshme që mund të çojë në komplikacione serioze të mëlçisë.
Rishikimi ritet të përfshijë një analizë të plotë shkencore dhe të politikave ekzistuese të vaksinimit, ndërsa vendimet përfundimtare mund të sjellin ndryshime të mëdha në mënyrën si rekomandohen vaksinat për miliona fëmijë në vend.

