Silvinjo firmosi sot zyrtarisht kontratën si tranjeri i kombëtares së Shqipërisë Ai do të qëndrojë në stolin kuqezi për 18 muajt e ardhshëm.
Duke folur në konferencën për shtyp ai u zotua se do të bëjë më të mirën për Shqipërinë.
“Na presin sfida të vështira në të ardhmen prandaj duhen bërë zgjedhje të vështira Falenderoj presidentin e Federatës për besimin e dhënë. Falenderoj Edi Rejën për punën që ka bërë me këtë skuadër. Projekti i Shqipërisë më bindi të firmos dhe jam i bindur se do të kemi sukses.”
Kjo është hera e tretë që Silvinjo drejton si trajner i parë pas përvojave me Lionin në Francë dhe Korinthiasin në Brazil. Gjithashtu ai ishte për tre vite asistenti i trajnerit Tite në kombëtaren e Brazilit.