Në shtatorin e vitit 1944 ne kemi luftuar ushtrinë bullgare në Gjilan, në Preshevë dhe në Prapashticë, ku edhe i rrënuam dhe i mundëm duke iu dalë befas. Kam dalë me 800 veta në Prapashticë, ku kishte një divizion bullgar. Ata nuk e dinin se po dilnim ne.

Me mua ka qenë Adem Selimi, Abdyl Henci, Ibrahim Kelmendi, Ymer Berisha etj.

Me një të rënë i dëbuam dhe ikën. Pastaj me flamur të bardhë kanë ardhur në Gjilan dhe kanë kërkuar të takohen me ne. Na thanë pse po i sulmonim, kur ata po i ndiqnin gjermanët!

U thamë se këtu s’kishte gjermanë, prandaj ata mund të shkonin andej nga Shumadia. Ne u thamë se këtu është tokë shqiptare dhe se ata s’kishin ndonjë punë me të. Sa për të kaluar, u thamë se mund të kalonin nga Shumadia.

Ç’po ndodhte në të vërtetë me ta? Rusët i kishin ndërsyer bullgarët që të lehnin pas gjermanëve, pasiqë deri atëherë kishin ndihmuar gjermanët.

Shaip Beqiri, “Luan Gashi, dëshmi autentike të historisë shqiptare”, “Zëri”, 20. 03. 1993

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *