Policia e Kosovës prangosi Granit Plavën dhe Kushtrim Kallakun si dy personat e akuzuar për vrasjen e Liridona Murselit. 

Naim Murseli pranoi në hetuesi se ka pajtuar dy personat në fjalë për të ekzekutuar gruan e tij.

Ngjarja e rëndë ka tronditur tre familjet Murseli, Ademaj dhe Kallaku. Familja Ademaj (e Liridonës) i dha dy ditë besë familjes Murseli, ndërkohë që këta të fundit kanë zgjedhur të largohen drejt Suedisë. 

Naim Murseli, këshilltar i ish-presidentit Behgjet Pacolli e inskenoi vrasjen e gruas si grabitje, ndërsa ishte Policia e Kosovës arrestoi në kohë shumë të shpejtë shtetasin Granit Plava  i cili pranoi se ishte vrasësi i Liridonës dhe për këtë akt ishte pajtuar nga Naim Murseli i cili do e paguante 30 mijë euro. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *