Dy muaj bisedime të vështira mes Milanit dhe Klub Bryzh për Ardon Jasharin më në fund kanë prodhuar një marrëveshje.

Calciomercato.com raporton se klubi belg e ka pranuar ofertën e kuqezinjve prej 40 milionë eurosh – 35 plus 5 bonuse.

Jashari do të nënshkruajë për pesë sezone me Milanin dhe do të paguhet 2.5 milionë euro në sezon.

23-vjeçari me origjinë shqiptare që luan për Zvicrën, refuzoi oferta nga klube si Inter dhe Njukasëll, duke preferuar vetëm Milanin.

Në orët në vazhdim, Jashari pritet të mbërrijë në Milano për kontrollet mjekësore dhe prezantimin zyrtar me klubin e ri.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *