Drejtuesi i Policisë së Shtetit përcolli porositë e para lidhur me protestën e thirrur nga opozita sonte në orën 18:00.
Ilir Proda mësohet se ka kërkuar nga punonjësit e policisë të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin provokimet e mundshme gjatë zhvillimit të protestës.
Po ashtu Proda kërkoi nga vartësit e tij që forcat blu të ndërhyjnë vetëm në raste nevoje në përpjekje për të shmangur sa të jetë e mundur përplasjet me protestuesit.

“Kujdes mos u provokoni nga protestuesit. Ndërhyrjet të jenë të minimizuara, vetëm në raste nevoje. Mos të krijohen përplasje të provokuara. Ruani qetësinë dhe godinat e institucioneve. Kujdes listat me emrat e personave qeë kanë precedentë, të mbahen nën vëzhgim. Të filmohen dhe dokumentohen të gjitha .veprimet e dhunshme dhe të jashtëligjshme”.- ka kërkuar Drejtori i Policisë së Shtetit.