Pjesë nga një raport i një spiuni të Sigurimit të Shtetit enverist që përcillte në çdo hap Profesorin Eqrem Çabej. Përveç ë-jave gjithçka tjetër asht lanë ashtu qysh ka shkru ky çoban gjysëmanalfabet, i cili edhe mbiemnin e Profesorit e shkrun “Çobei”.

“E. ÇOBEI: Njeri me kulturë borgjeze e botkuptim borgjez, por me qëndrimin e sjelljen e tij përpiqet të duket si kur nuk është i tillë, mendon se çështjet shkencore nuk kanë të bëjnë me politikë. E kupton shkencën të ndarë nga jeta. “Nuk baj politikë këtu por shkenc” tha nji herë në Institutin Pedagogjik, kur unë si student e pyeta për diçka ku bash çështjet e gjuhësisë kryqëzoheshin me ato shoqërire e politike, ai mendon se puna që bëri ai në fushën e shkencës nuk e detyron atë të ndjek vijën Politiko-shoqërore tonën. Por për anën politiko shoqërore ai mbanë gjithnjë e me konseguencë bindjen e vijë nacionalisti borgjez të vendosur; kan gjete këtu në Institut një letër që Çobei i dërgonte kryesis s’Institutit të studimeve, siç quhej ky në kohën e fashizmit ku i lutej që ta çlyenin emrin e tij nga lista e antarit të këti Instituti, sepse nuk pranoj të jemë anëtar i një instituti ku bënë pjesë dhe anti-shqiptari me damkë (Cordigninano) kështu thotë në letër. Letra është e shkurtër por e fortë, e guximshme, ka njohuri të mira mbi anën teknike të gjuhës sonë, njef mirë gjuhën e gjallë të popullit dhe ka bamë shumë studime të gjana e të thella mbi të. Të gjithë e respektojnë mendimet e tij mbi gjuhën shqipe. Punon shumë edhe sot. Seksioni i gjuhësisë e çfrytëzon mirë, sidomos n’atë fushë të gjuhës ku ka në fakt rrezik dëmtimi nga ieollogjija e tij e gabumeme dhe kontrollon me kujdes. Punon në leksin e në tekstet e vjetra të gjuhës shqipe: Buzuku, Budi, Bogdani etj. të cilët i njefë mirë. Asht shumë i rezervuar në shoqëri, shokët e tij më intimë janë: Pashko Gjeci, A. Krajni, Sotir Angjeli, Rrok Zojzi. A. Xhuvani e respekton dhe është shumë i influencuar prejt tij. Përjashta nuk para shifet i shoqëruar, por ka një rreth të ngushtë me të cilët takohet në Dajti. Nuk ua di emërat e këtyre. Me të tjerët pa përjashtim është gjithënjë i rezervuar, bisedon vetëm për gjëra pa rëndësi deh eviton t’apo mendim për çështjen politike. E vërteta është se deri tani disa shokë e kanë atakuar me pa të drejtë dhe gjithnjë kanë marrë përgjegje…”

Publikoi: Agim Morina

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *