Nën drejtimin e Kryetarit të Ballit Kombëtar të Kosovës, Shefqet Shkupit ne shkuam dhe e hapëm kampin e Prishtinës.
Të burgosurit që kishin mbetur aty nuk mund ti transferonin për në Dahau apo gjetkë, prandaj filluan ti vrisnin gjermanët.
Gjatë ditës i kishin detyruar të hapnin gropat që t’i vrisnin të lakuriquar në mbrëmje.
Ishte fundi i tetorit dhe binte shi pandërprerë.
Ishin 104 veta.
Ne shkuam dhe i rrethuam gjermanët dhe kërkuam me këmbëngulje që të na i lironin ata. Komandanti gjerman na lejoi që ti merrnim parase të vinin esesët, të cilët brenda katër orësh duhej të vinin për të bërë ekzekutimin e tyre. Aty kishin mbetur ca shqiptarë dhe një numër çifutësh që duhej shpënë në Dahau apo diku tjetër, mirëpo pasi që ishin prishur urat andej nga Sërbia dhe s’mund ti kalonin andej, kishin vendosur ti vrisnin.
Për ta kisha përgaditur në konviktin e Normalës së Prishtinës çdo gjë që ishte e nevojshme për ti veshur e ushqyer dhe për ti kthyer nëpër shtëpitë e tyre.
Dhe ata shpëtuan të gjithë.
(Shaip Beqiri, intervistë me prof. Luan Gashin, “Zëri”, 3.o4. 1993 )

