Kryeministri Edi Rama u tha gazetarëve se ka propozime konkrete nga Jared Kushner dhe kompania e tij për të investuar në Sazan dhe Zvërnec dhe se kërkesat e tij do të shqyrtohen. 

Sipas Ramës, qeveria ka një vizion të sajin për zhvillimin e zonave turistike dhe pritet të ketë një vlerësim nëse këto projekte janë në sinkron me vizionin qeveritar. 

“Ne nuk zgjedhim persona, ne në bazë të legjislacionit shqiptar, i referohemi ofertave dhe propozimeve që na bëhen. Transforimi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit Mesdhetar, është ambicie e kahershme. Për hir të së vërtetës e kanë pasur ambicie dhe qeveri paraardhëse. Më parë ishte e paimagjinueshme që të afroheshin investitorë të fuqishëm. Ne jemi absolutisht që kemi një propozim. Propozimi nuk është ende në procesin e domosdoshëm ku duhet të kalojnë disa shkallë. Është bërë një aplikim në projektin AIDA. Nëse projekti përputhet me vizionin tonë dhe nëse projekti i plotëson kushtet dhe përputhet me vizionin për këtë zonë, atëherë do të çohet para.”-  tha Rama.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *