Banorët e Bërxullës dolën sërish në protestë për të kundërshtuar projektin e autostradës Thumanë-Kashar.
Banorët pretendojnë se drejtuesit e punimeve nuk i kanë informuar se çfarë do të ndodhë me banesat e tyre.
Gjithashtu banorët pretendojnë se ata janë mashtruar për dëmshpërblimet e banesave dhe pronave nga ku parashikohet të kalojë autostrada.
Banorët bllokuan njërin nga segmentet e rrugës, ndërkohë që njërit nga banorët i ra të fikët gjatë protestës në të cilën morën pjesë dhe fëmijët familjeve të zonës.