Në aktakuzën ndaj Rexhep Selimit, prokurori Metju Houling, i renditi atij krime lufte dhe 12 sulme me granata, që sipas tij, Rexhep Selimi i kishte kryer ndaj stacioneve policore serbe. Ai nënvizoi se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kishin mbështetur Selimin në kryerjen e sulmeve.
“Në vitin 1997-të, UÇK-ja ndërmori një sulm të njëkohësishëm kundër 12 stacioneve të policisë me granata hedhëse, provat do të tregojnë se ky sulm u organizua nga Rexhep Selimi, dhe se Hashim Thaçi e Kadri Veseli ndihmuan për të siguruar armët e përdorura. Sulmi është përjetësuar në komunikatën nr. 37 të UÇK-së.”- tha ai.