Gjatë hetimeve të thelluara nga sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, është vërtetuar se vendimi i autoriteteve greke për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është i vlefshëm dhe autentik.
Prokuroria thekson se ky është konkluzioni zyrtar lidhur me rastin e Gjokës, e cila ka qenë shpesh objekt i denoncimeve publike nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Sipas organit të akuzës, çdo vendim për shkarkimin apo mbajtjen e Gjokës në detyrë mbetet kompetencë e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

