Prokuroria e Bosnje-Hercegovinës i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës për hetimin e origjinës së armëve të përdorura në sulmin e 24 shtatorit në Bajnskë.
Institucionet e Kosovës pretendojnë se arsenali i armëve të gjetura në Bajnskë është prodhuar në fabrikat e armatimit të ish-Jugosllavisë.
“Informacionet e disponueshme paraprake tregojnë se nuk bëhet fjalë për armë të mbetura nga lufta në Bosnje e Hercegovinë.
Ndoshta bëhet fjalë për armë të prodhimit më të vonshëm, që nuk janë me prejardhje nga Bosnja. Por, përmes Institutit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, do të kryhen të gjitha aktivitetet e nevojshme për t’i përcaktuar me siguri të gjitha detajet.” – thuhet në një reagim të prokurosisë boshnjake për Radion Evropa e Lirë.