Ish -funksionarja e kryeministrisë, Alda Klosi u arrestua pas dëshmisë së pastrueses, Rozeta Dobi e cila e akuzonte se ajo inskenoi grabitjen e një shume të madhe parash në shtëpinë e saj me qëllim që të fajësonte bashkëshortin e saj për këtë grabitje.

Pas arrestimit, Aida Klosi u dërgua në spital pas pretendimeve për probleme shëndetësore.

Raportohet se Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Klosin, masë e cila mund t’i komunikohet në ambientet e spitalit “Nënë Tereza” ku ajo ndodhet e shtruar.

Rozeta Dobi u rimor sërish në pyetje ditën e djeshme ku raportohet se ajo u ka qëndruar akuzave për Aida Klosin, ndërkohë që ka shfajësuar djalin e saj duke deklaruar se ai nuk ishte në dijeni për skenarin që ajo po zbatonte për llogari të Klosit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *