Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë njoftoi se ka marrë një kërkesë nga Prokuroria Speciale për të thirrur kryeministrin Albin Kurti si dëshmitar në çështjen e hetimit për rezervat shtetërore.

“Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka pranuar kërkesën në fjalë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. E njëjta është duke u shqyrtuar nga gjykata,” – theksohet në njoftimin e gjykatës.

Kryeministri i Kosovës e refuzoi thirrjen e parë të Prokurorisë Speciale në fund të vitit të kaluar, duke thënë se thirrja e tij ishte tendencioze, me synimin për ta dëmtuar para zgjedhjeve.

Kurti i ftoi prokurorët të paraqiten në zyrën e tij, ndërsa shtoi se në qeverisjen e tij ka pasur 250 kallëzime për shkelje ligjore nga qeverisjet e kaluara dhe për të cilat nuk ka nisur asnjë procedim gjyqësor.

By Editor