Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë informacione të reja lidhur me vrasjen e ndodhur në fshatin Restelicë të Dragashit. Sipas autoriteteve, një burrë rreth 30 vjeç, me inicialet F. B., dyshohet se ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60 vjeçe, me inicialet T. B.

Prokuroria njofton se i dyshuari, i cili tashmë ndodhet në arrest, kishte ushtruar dhunë fizike brenda shtëpisë së tyre familjare. Rasti është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të datës 21 janar 2026.

Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda, njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, krim-teknika si dhe zyrtarë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, për zhvillimin e veprimeve hetimore.

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *