Ky ishte qëndrimi i Oerd Bylykbashit, përfaqësuesi i Rithemelimit në tryezën e përbashkët për Reformën Zgjedhore.
Sipas tij, votimi i detyrueshëm do t’i shërbejë një përfaqësimi më të denjë të partive në spektrin politik, ndërkohë që koalicionet zgjedhore mund të jenë të lira të paraqesin lista të përbëra ose të përbashkëta, formulë kjo e përdorur nga vitet 2001-2008. Bylykbashi shtoi për Tv Klan se vota e emigrantëve po ashtu është e drejtë kushtetuese dhe se ajo duhet të garantohet për zgjedhjet e ardhshme. Gjithashtu ai sqaroi se përfaqësuesit e opozitës në këtë tryezë do të propozojnë që krimet zgjedhore të klasifikohen si krime të rënda. Bylykbashi nënvizoi se këto propzimë të opozitës synojnë të pamundësojnë vjedhjen e votës nga shumica në zgjedhjet.