Nga Arbër Zaimi

Me pak ndihmë amerikane dhe me përkthime pak perifrastike nga unë…

Çdo vepër arti ia lë secilit person që i përgjigjet asaj një farë hapësire loje që ai më pas duhet ta mbushë vetë. (Hans-Georg Gadamer, 1965)

Çka thotë fjala, nuk e thotë dot fjalia. (Ludwig Wittgenstein, 1974)

Letërsia është e kundërta e filologjisë (por megjithatë figura binjake e saj), ajo e heq gjuhën prej gramatikës dhe e kthen te fuqia e zhveshur e të folmes, ku gjuha takon qenien e pazbutur dhe kryeneçe të fjalëve. (Michel Foucault, 1966)

Çdo kriter – përkufizues, i fundmë, apo i ashtuquajtur pozitiv – për bukurinë, u rri ngushtë veprave të artit sepse i kufizon ato në mënyrë hedoniste, dhe pikërisht kjo këmbëngulje te bukuria se ç’i fut një gjë joartistike artit, që ka nevojë për zgjidhje. Nga ana tjetër shpresoj t’ju kem dëshmuar se vepra e artit është tërësisht e parrokshme pa idenë e së bukurës, sepse ose do të rrëzohej në kaosin prej nga vjen, ose do të prirej kah shkenca në një mënyrë të keqorientuar, të nxituar dhe primitive. Përfundimi që duhet nxjerrë nga kjo është ndoshta se duhet t’i mbahemi idesë së të bukurës, por jo si kategori ontologjike, as si ndonjë formë e veçantë e qenies që shpërfaqet specifikisht në veprat e artit, por më tepër si diçka dinamike, diçka në gjendjen e mbrujtjes, gjithnjë në proces të ardhjes së brendshme. (Theodor Adorno, 1959)

Njeriu për njeriun është mister; di veç ta fajësojë tjetrin, por jo ta njohë atë. (Karl Marx, 1846)

Të shkruash do të thotë të hysh në pohimin e vetmisë ku tundimi të kërcënon. Do të thotë t’i dorëzohesh rrezikut të mungesës së kohës, ku sundon rifillimi i përjetshëm. (Maurice Blanchot, 1955)

E vetmja dëshmi e fuqisë, është teprimi i saj. (Friedrich Nietzsche, 1889)

Në prozë fjala thotë veç kuptimin e saj. Në poezi dëgjon prej saj dy zëra… (William Carlos Williams, 1958)

Një shkrimtar i madh është gjithnjë si i huaj në gjuhën me të cilën shprehet, qoftë ajo edhe e nënës… Çështja është si ta bëjë gjuhën të qajë, të belbëzojë, të murmurijë apo të pëshpërisë. (Gilles Deleuze, 1993)

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *