Adriatik Lapaj ka reaguar sot në një lidhje direkte me Euronews Albania, duke komentuar ndërhyrjen e dhunshme të policisë për të marrë ngroheset dhe karriget nga protestuesit që qëndrojnë prej ditësh para Kryeministrisë. Lapaj e ka cilësuar veprimin e forcave të rendit si të paprecedent në nivel ndërkombëtar.

“Nuk është parë në asnjë vend të botës që të ndërhyhet me dhunë për të marrë ngroheset dhe karriget nga qytetarët që protestojnë paqësisht,” tha Lapaj.

Kur u pyet se sa do të vazhdojnë protestuesit të qëndrojnë në shesh dhe të protestojnë, Lapaj u shpreh:

“Nuk jam vetëm unë që rri në shesh, ka dhe të tjerë. Do të rrimë aq sa trupi ynë biologjikisht na lejon ose aq sa qytetarët të mblidhen masivisht dhe ta rrezojnë këtë qeveri.”

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *