Opozita po zhvillon protestën e radhës para bashkisë së Tiranës duke kërkuaar largimin e Erion Veliajt pas akuzave që SPAK-u ka ngritur ndaj vartësve të tij për korrupsion dhe pastrim parash.

Pjesëmarrës në tubim është dhe aktori Mehdi Malkaj i cili kërkoi vullnet për të protestuar deri në largimin përfundimtar të Veliajt të cilin e cilësoi plehrë. 

“Me tollonin mirë jeni? Dua të më bëni një nder të vogël, e dua edhe nga policët, të lëshojmë një klithmë që të shkojë deri tek kryeministria. Rroftë teatri. Arkitekti italian që ka bërë këtë Tiranën e bukur ka thënë që Tirana do jetë një nga kryeqytetet e bukura të Evropës sepse ka mal. Më gjeni ku është mali? Ky krimineli e zhduku Dajtin. Mua më pëlqejnë shprehjet popullore. Fshati digjet dhe kurva krihet. Gjejeni vetë kush është kurva. Të ngrihemi të gjithë djem dhe pleq.” – u shpreh Malkaj.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *