Aktivisti dhe kreu i “Shqipéria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka nisur një fushatë proteste përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Lapaj njoftoi në një postim në rrjetet sociale se fillimisht kishte nisur veprimtarinë me një karrige, por me kalimin e ditëve, numri i pjesëmarrësve dhe i karrigeve është shtuar ndjeshëm.

“E nisa mbrëmë me një karrige. U shtuan karriget dhe njerëzit. Çdo ditë ora 17.00 te Kryeministria. Ju pres! Të bëhemi shumë e pa ndalim. Edi Rama duhet të iki!”, shkruan Lapaj në postimin e tij, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive.

Raportimet nga rrjetet sociale tregojnë një rritje të interesit qytetar, me qytetarë që kanë filluar të bashkohen çdo ditë në orën e caktuar nga Lapaj.

Protesta e Adriatik Lapaj pritet të vazhdojë çdo ditë në orën 17:00 para Kryeministrisë, ndërsa qytetarët janë të ftuar të bashkohen për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë aktuale.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *