Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç reagoi pas protestave masive në Serbi ku kërkohet largimi i presidentit, Aleksandër Vuçiç.

Brnabiç tha se është e gatshme të japë dorëheqjen për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, por Vuçiç po refuzon.

“Jam e gatshme të jap dorëheqjen, por Vuçiç po refuzon. Nuk jam kundër mbajtjes së zgjedhjeve dhe shpresoj që Vuçiç të ndryshojë mendim.” – tha Brnabiç.

Prej ditësh Beogradi është përfshirë nga protesta masive prej nga kërkohet largimi i presidentit, Aleksandër Vuçiç që akuzohet nga opozita si përgjegjës për vrasjet që tronditen vendin në dy shkolla të Serbisë.

Vuçiç nga ana e tij ka sulmuar drejtuesit e protetsave duke i akuzuar se po përdorin një fatkeqësi të Serbisë për kapital politik.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *