Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë kanë dalë sërish në protestë kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik luksoz në zonë. Gjatë tubimit janë shënuar përplasje me forcat e policisë, ku si pasojë një prej protestuesve ka humbur ndjenjat.

Rreth 60 familje kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të punimeve, duke theksuar se kjo nuk është protesta e parë e tyre. Sipas banorëve, toka e tyre është zaptuar në mënyrë të paligjshme, pavarësisht se ata disponojnë certifikata pronësie dhe çështja ndodhet ende në proces gjyqësor.

Qytetarët kanë deklaruar se dokumentet për zaptimin e pronave janë falsifikuar dhe se leja e ndërtimit të resortit është firmosur nga Balluku. Ata gjithashtu kërkojnë që Hipoteka e Shkodrës të vihet nën hetim, ndërsa shprehen të indinjuar për vonesën e ambulancës gjatë incidentit në protestë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *