Banorët e fshatit Çërravë kanë dalë sot në protestë duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Kevi Muçollarit, i cili u arrestua pas një përplasjeje gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Pogradecit.

Protestuesit deklarojnë se arrestimi i tij është i padrejtë dhe me prapavijë politike. “Kevi ishte në mbështetje të banorëve. Arrestimi i tij është politik. Kërkojmë nga prokuroria ta lirojë menjëherë,” u shpreh një prej protestuesve, duke shtuar se tensionet në mbledhje nisën pas një provokimi nga një këshilltar bashkiak.

Një tjetër banor tha se protesta lidhet me kundërshtimin ndaj projektit për vendosjen e paneleve diellore në tokat e fshatit. “Nëse vendosen, fshati mbaron. Ne do të vazhdojmë protestat edhe në Pogradec derisa Kevi të lirohet,” deklaroi ai.

Sipas dëshmitarëve, incidenti në sallën e këshillit ndodhi pasi një këshilltar votoi pro projektit për tokat e Çërravës, çka shkaktoi përplasje verbale. “Po të mos ishte ai provokim, asgjë s’do ndodhte. Fjala ‘legen’ nuk ishte fyerje, ne e përdorim përditë,” shtoi një protestues tjetër.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *