Tifozë dhe aktivistë u mblodhën para ndërtesës së Federatës Shqiptare të Futbollit në protestë kundër ndalimit të flamurit dhe bluzave me simbolin e UÇK-së në ndeshjen me Serbinë, e luajtur më 7 tetor në Tiranë.
Tifozët lëshuan thirrje kundër drejtuesit të FSHF-së, Armando Duka, dhe e cilësuan ndalimin e simboleve kombëtare si sjellje të turpshme dhe antishqiptare.
Gjatë protestës pati përplasje verbale dhe shtyrje fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Protesta u mbyll pa incidente të tjera dhe nuk pati të arrestuar apo të shoqëruar në polici.