Protesta e sotme e opozitës para bashkisë së Tiranës paraqitet më e tensionuar.
Protestuesit kanë hedhur molotov drejt godinës dhe janë përplasur me forcat e policisë.
Ata kërkojnë sërish dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas arrestimit të 9 drejtorëve të këtij institucioni të akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Deputetë të opozitës dhe qytetarë pjesëmarrës në protestë thanë se SPAK-u duhet të marrë të pandehur Veliajn për këto afera pasi askush nuk mund të besojë se kryebashkiaku nuk kishte dijeni për vjedhjen e miliona eurove nga vartësit e tij.