Ministria e Arsimit njoftoi se provimi i sivjetshëm për Maturën Shtetërore do të monitorohej nga kamerat në ambientet e testimit, por me sa duket sërish propaganda i ka lënë vendin terrenit ku zien kopja masive.
Sot, maturantët zhvillojnë provimin e parë, atë të Gjuhës Angleze, ndërkohë që një nga variantet e zgjidhura të tezës ka përfunduar në rrjetet sociale.
Kjo tregon se nxënësit janë futur sërish me telefona në ambientet e provimit duke fotografuar dhe shpërndarë tezën në kërkim të ndihmës për zgjidhje nga jashtë.
Tezat e provimit përfunduan në rrjetet sociale vetëm 30 minuta pas orarit zyrtar të nisjes së provimit.