TIRANË – Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot, në orën 09:00, grupin parlamentar të Partia Socialiste, ku pritet të prezantojë nismën e re ligjore që synon ndryshime në Kodin e Procedurës Penale.
Sipas burimeve, propozimi ka për qëllim kufizimin e kompetencave të gjykatave për pezullimin nga detyra të ministrave dhe funksionarëve të tjerë kushtetues. Ndryshimet mbajnë firmën e Edi Ramës, kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla, si dhe të kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.
Pas diskutimit në mbledhjen e grupit parlamentar, projektligji që parashikon ndryshime në nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale do të depozitohet për shqyrtim në Kuvendi i Shqipërisë.
Aktualisht, ky nen parashikon që nga pezullimi nga detyra përjashtohen deputetët dhe kryebashkiakët. Me ndryshimet e reja, lista e funksioneve që nuk mund të pezullohen do të zgjerohet, duke përfshirë Presidentin e Republikës, Kryeministrin, ministrat, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin e Banka e Shqipërisë.

