Nga Enver Bytyçi

Përfaqësuesi i Italisë në Komitetin Politik të Këshillit të Europës propozoi në këtë komitet që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohej me formimin e asosacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë! Flitet se ambasadori i Italisë në KiE po bën lobing të fuqishëm, edhe si përfaqësues i një prej vendeve të QUINT-it, që ky kusht të vendoset para diskutimit në Komitetin e Ministrave. 

Pra, Italia po bën gjithçka mundet që ta ndihmojë Serbinë. Eshtë i vetmi vend që intervenon me propozime pro-Serbisë dhe kundër Kosovës dhe integritetit të saj territorial. Por Italia kurrë nuk e ka mbajtur këtë qëndrim anti-Kosovë, përveçse kur ministër i Jashtëm ishte aksioneri i Telekom Serbia, Lamberto Dini!

Atëherë më lind pyetja, pse po ndodh pikërisht tani, që Italia t’i kundërvihet shtetësisë dhe integritetit territorial të Kosovës? Dua të jem i gabuar. Por fatkeqësisht nuk gaboj aspak nëse gjykoj se ky qëndrim italian lidhet drejtpërdrejt me marrëdhënien e “dashurisë” Rama-Meloni! Eshtë Edi Rama ai që i ka kërkuar Melonit ta bllokojë Kosovën në rrugëtimin e saj për pranim në KiE! Ashtu siç në vitin 2014 i kërkoi qeverisë britanike të votojë kundër marrjes së statusit kandidat të Shqipërisë në BE, sepse marrja e atij statusi atë kohë shkonte në favor të ish-qeverisë së demokratëve!

Kurse në këtë rast arsyeja e vërtetë është marrëveshja Rama-Vuçiq e vitit 2016 në Nish të Serbisë, marrëveshje e cila parasheh që Serbia të marrë veriun e Kosovës dhe Kosova e mbetur të bashkohet me Shqipërinë. Asosacioni është instrumenti i vetëm që ka mbetur në duart e presidentit serb dhe kryeministrit shqiptar për ta realizuar ndarjen e Kosovës, sipas asaj marrëveshje.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *