Rreth 200 punonjës të kompanisë së nxjerrjes së naftës “Bankers Petroleum” në zonën e Marinzës kanë dalë sot në protestë, duke paralajmëruar një përshkallëzim të mëtejshëm të veprimeve të tyre.

Kreu i Sindikatës së Hidrokarbureve, Dritan Shaho, deklaroi se reagimi i punëtorëve është rezultat i moszgjidhjes së kërkesave të tyre të përsëritura, të cilat i janë paraqitur drejtuesve të kompanisë prej kohësh.

“Sot në mëngjes, rreth orës 10:00, dhjetë punëtorë kanë hyrë në grevë urie në ambientet e sindikatës në Marinzë. Nëse situata nuk ndryshon, grevës mund t’i bashkohen edhe punëtorë të tjerë, dhe aktiviteti në puse do të ndalet krejtësisht,” – u shpreh Shaho.

Protestuesit paralajmërojnë se pa një marrëveshje konkrete, puna do të ndërpritet në të gjitha grupet e prodhimit. Kjo lëvizje synon t’i dërgojë një sinjal të fortë kompanisë për nevojën urgjente të dialogut dhe zgjidhjes së problemeve të ngritura.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *