Mëngjesin e sotëm punëtorët u bashkuan në hyrje të kantierit të ndërtimit në Aeroportin e Vlorës duke kërkuar të marrin pagat e prapambetura.
Ata pretendojnë se kanë disa muaj pa u paguar.

Punonjësit kanë rinisur punën pas negociatave me drejtuesit e firmës që kryen punimet të cilët u premtuan punëtorëve se pagat e prapambetura do të shlyhen deri ditën e premte.
Punonjësit shprehen se nëse zotimi në fjalë nuk përmbushet, ata do të ndërpresin sërish punën.
Punimet në Aeroportin e Vlorës janë parashikuar të përmbyllen në pranverën e vitit të ardhshëm.