Një video e publikuar këtë të premte nga gazetari Osman Stafa ka shkaktuar debat mbi organizimin e trajtimeve onkologjike në Tiranë. Stafa ngre një pyetje provokuese: A njeh kanceri pushim?”, duke theksuar situatat kur seancat e kimioterapisë shtyhen për shkak të pushimeve të stafit mjekësor.

Sipas tij, një pacient me kancer, i cili duhej të kryente kimioterapinë brenda intervalit standard prej 21 ditësh, është njoftuar se trajtimi do të shtyhet deri të martën, pas 25 ditësh. Stafa pyet pse ndodh kjo, kur protokolli mjekësor përcakton qartë frekuencën e terapisë.

“Mjekët duhet të bëjnë pushime, por cila prevalon: e drejta për pushim apo e drejta e pacientit për trajtim sipas protokollit, me qëllim mposhtjen e kancerit?” – shprehet Stafa.

Ai shton se, nëse lejohet shtyrja e seancave, atëherë pse protokolli përcakton qartë se kimioterapia duhet të bëhet çdo 21 ditë, duke nënvizuar tensionin mes nevojës së pacientit dhe pushimeve të stafit mjekësor.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *