Presidenti rus, Vladimir Putin, kërcënoi Britaninë e Madhe duke e paralajmëruar të mos dërgojë avionë luftarakë në ndihmë të Ukrainës. Putin tha se nësë britanikët furnizojnë Ukrainën me avionë do të përballen me pasoja politiko-ushtarake.

“Pasojat ushtarako-politike të armatimit të Ukrainës do të jenë në duart e Mbretërisë së Bashkuar. Rusia do të dijë si t’i përgjigjet çdo veprimi jomiqësor të palës britanike.” – tha kreu i Kremlinit.

Deklaratat e presidentit rus vijnë pas kërkesës që Volodimir Zelenski bëri para parlamentit britanik për furnizimin e ushtrisë ukrainase me avionë luftarakë në kuadër të masave mbrojtëse kundër një ofensive të re që Rusia pritet të ndërmarrë në ditët e ardhshme.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak deklaroi se vendi i tij po shqyrton mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë “Typhoon” në Ukrainë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *