Mongolia duket se ka injoruar fletëarrestin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për liderin e Kremlinit pasi Vladimir Putin u prit me nderimet më të larta shtetërore.
Para kësaj vizite, Ukraina kërkoi nga drejuesit e shtetit në Mongoli të zbatojnë fletëarrestin ndërkombëtar për Vladimir Putinin, por këto thirrje janë injoruar krejtësisht.
Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi vitin e kaluar një fletëarrest per drejtuesin e Kremlinit duke e akuzuar atë për krime lufte në Ukrainë, por disa shtete dëshmuan se nuk e njohin autoritetin e kësaj gjykate duke e mirëpritur liderin e Moskës me nderime.