Presidenti Xho Bajden ka paralajmëruar Rusinë se Shtetet e Bashkuara nuk do të frikësohen nga kërcënimet e pamatura pasi Vladimir Putin shpalli aneksimin e katër rajoneve të okupuara të Ukrainës. Të premten, presidenti Putin kërcënoi me përdorim të armëve bërthamore për mbrojtjen e këtyre rajoneve. Putin tha se këto rajone do të jenë përgjithmonë ruse, por Ukraina u zotua t’i çlirojë ato. Kreu i Kremlinit përdori gjuhë të drejtpërdrejt kërcënuese kur rikujtoi se Shba-të krijuan precedentin e parë të përdorimit të armëve bërthamore ndaj Japonisë. Këto deklarata të Putin ishin pjesë nga një fjalim i tij i gjatë në Moskë.
Presidenti Bajden reagoi pas gjuhës së përdorur nga Putin duke thënë se Amerika nuk mund të frikësohet nga deklarata të tilla krejt të pamatura. “Amerika dhe aleatët e saj nuk do të frikësohen. Amerika është plotësisht e përgatitur me aleatët tanë të NATO-s, për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të NATO-s. Zoti Putin, mos e keqkuptoni atë që po them: çdo centimeter.” – tha presidenti i Shba-ve gjatë një konference shtypi në Shtpin e Bardhë.
Menjëherë pas këtyre deklaratave, një nga zyrtrarët më të lartë të sigurisë kombëtare tha se ekzistonte mundësia që Moska të përdorte armë bërthamore, por ky kërcënim nuk paraqet një rrezik të afërt.