Vladimir Putin u ka vendosur një afat të ri forcave ruse, të cilët duhet të pushtojnë rajonin e Donbasit në Ukrainë deri në muajin mars.
Sipas shefit të inteligjencës ushtarake ukrainase, Putini i ka vendosur këtë afat gjeneralit, Valeri Gerasimov pa patur parasysh realitetin dhe zhvillimet reale në terrenin e luftës
“Vladimir Putinit nuk i intereson realiteti në terrenin e luftës. atij i intereson vetëm qëllimi i tij në rang global. Jemi në dijeni të faktit se ai i ka vendosur Gerasimovit një afat deri në muajin mars për t’u fokusuar në pushtimin e Donbasit dhe krijimin e një zone sigurie. Putin do të shkatërrojë një popull të veçantë si ukrainasit” – tha Andrei Jusov, shef i shërbimit ushtarak ukrainas.