Sot shënohet një-vjetori i nisjes së sulmit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës dhe lufta nuk duket e destinuar të ketë një fund të shpejtë.

Jevgeni Savostianov, ish-gjeneral i shërbimit sekret rus, tashmë në pension, thotë se Vladimir Putini tashmë është i frikësuar nga rrjedha e luftës në Ukrainë.

Ish-ushtaraku i lartë thekson se Vladimir Putini ishte krejtësisht i paaftë të parashikonte rrjedhën e luftës në Ukrainë dhe ai tashmë i di pasojat e kësaj situate dhe për rrjedhojë është i detyruar të mbajë larg njerëzit e tij të afërt të shkatërruar shpirtërisht nga veprimet e presidentit rus.

“Putini e kupton në mënyrë të përsosur gjendjen shpirtërore të njerëzve që kanë humbur gjithçka për shkak të tij. Ai e kupton se ky zemërim mund të gjejë një rrugëdalje, kështu që i mban ata larg. Putini tani është tmerrësisht i frikësuar. Ai e kupton që është në telashe.” – u shpreh Savostianov.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *