Nga Milaim Nela
1. Kur dhe pse ndodhi krisja me Albin Kurtin?
2. Pse ai hoqi dorë nga kandidimi juaj?
3. Cila ishte axhenda e vizitës së kërkuar nga Edi Rama më 16 shkurt?
4. Si ndodhi që ju dolët në konferencë shtypi me Edi Ramën, e jo homologu i tij, z. Kurti?
5. Çfarë u diskutua me Ramën në zyrën tuaj?
6. A u diskutua për rikandidimin tuaj si presidente
7. Për çfarë u dakordësuat sa i takon pjesëmarrjes në mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes?
8. Si ndodhi që ai foli në atë mbledhje e jo ju, që kishit marrëdhënie shumë më të veçanta me Presidentin Trump?
9. A ishte konsultuar me ju paraprakisht për pjesën e fjalës që ai mbajti për Kosovën në fjalimin e tij?
∙ Nëse po, pse e lejuat një gjë të tillë?
∙ Nëse jo, pse nuk protestuat brenda sallës apo jashtë saj që përfaqësuesja e Kosovës jeni ju dhe jo ai dhe, për rrjedhojë, ai nuk mund të flasë në emër të Kosovës?
10. A ka pasur një lobim nga lobistët e Edi Ramës për ftesën tuaj në themelimin e Bordit të Paqes?
11. Si ndiheni ju si presidente e Kosovës që Tirana zyrtare e Edi Ramës refuzon, sot e kësaj dite, të miratojë një rezolutë kundër gjenocidit serb në Kosovë?
12. Si ndiheni ju si presidente e Kosovës kur Edi Rama bën avokatinë e Serbisë dhe Vuçiçit në forumet ndërkombëtare, e jo të Kosovës dhe integritetit territorial të saj?
13. Sa njohje të Kosovës, në 13 vite pushtet të Edi Ramës, janë kontribut i qeverisë dhe diplomacisë së tij? Sa?
14. A ka rol Richard Grenell në prishjen e aleancës tuaj me Albin Kurtin?
15. Si politikane, a mbetet ende një ndarje ideologjike mes jush dhe Edi Ramës e sektit të tij rilindas?
16. A besoni realisht se Edi Rama dhe qeverisja e tij janë në anën e Kosovës?
17. Çfarë komenti keni dhe si ndikon te Kosova dhe njohja e saj nga Serbia letra e përbashkët Rama–Vuçiç drejtuar BE-së, e cila u botua në FAZ para disa ditësh?
