Asambleja Komunale në Mitrovicën e Veriut vendosi hapjen e qarkullimit mbi urën e lumit Ibër që lidh qytetin e ndarë prej vitesh.

Vendimi u përkrah dhe nga qeveria e Kosovës që e konsideroi vendim të drejtë.

Mosasprovues për këtë vendim u shfaq Mirosllav Lajçak. Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi theksoi se ky ishte momenti i gabuar për një vendim të tillë.

“Teksa flasim, në Mitrovicë ka pasur kërkesë që të hapet ura e Ibrit. Atmosfera, dukshëm nuk është që të ndodhë një gjë e tillë.” – deklaroi Lajçak, duke shtuar së të dyja palët duhet të respektojnë vijat e kuqe të njëra-tjetrës.

Për këtë çështje është deklaruar edhe misioni i KFOR-it.

“Rihapja e urës është një çështje që duhet të zgjidhet përmes dialogut politik. Misioni i NATO-s vazhdon të monitorojë zhvillimet lokale dhe qëndron plotësisht i fokusuar në implementimin ditor të mandatit të tij, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 e vitit 1999, për të siguruar një ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet në Kosovë.”-  kanë thënë nga KFOR për RTV Dukagjinin.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *