Prej 9 vitesh, Sparta e Pragës nuk fitonte një titull kampion në Çeki, por pritja mori fund mbrëmë.
Barazimi pa gola ndaj Slovaçkos i dha titullin kampion skuadrës në të cilën luan dhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Qazim Laçi.
Një javë para fundit të sezonit, Sparta e Pragës ka tre pikë më shumë se rivalët historikë të Slavias së Pragës, duke pasur një bilanc më të mirë dhe në përballjet direkte.
Kjo distancë i jep skuadrës së Laçit titullin kampion i cili është i 37-ti në historinë e këtij klubi.