Lajmin e konfirmoi kryeministri, Albin Kurti i cili theksoi se skema e subvencionimit për fëmijët ofron 100 euri shpërblim për ta, ashtu si për pensionistët.

“Kam kënaqësinë që sot do të miratojmë një vendim i cili përmbush një premtim tonin të radhës. Është fjala për subvencionimin e të gjithë fëmijëve, bazuar në të ardhurat e familjes. Kemi premtuar që çdo vit, secili fëmijë do të përfitojë 50, 100 apo 150 euro, varësisht nga të ardhurat e prindërve. Sivjet kemi vendosur që të gjithë fëmijët, pa dallim, të fitojnë nga skema dhe shuma të jetë 100 euro. Planifikojmë që kjo skemë të sofistikohet edhe më tutje, duke filluar zbatimin e deklarimit të të ardhurave vjetore nga të gjithë prindërit përfitues, ashtu që të ketë edhe dallim në mbështetje. Për ata që kanë më pak të ardhura, natyrisht se përfitojnë më shumë”. – tha Kurti.

Ndërkaq, për pensionistët, Kurti sqaroi se do të miratohet sot shtesa e njëhershme prej 100 eurosh, përveç shumës së pensionit që merret çdo muaj.

“Për të gjithë pensionmarrësit, këtë fundvit, me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës për këtë kategori të cenueshme, do të miratojmë shtesën e njëhershme prej 100 eurosh, përveç pensionit të rregullt që e marrin”. – shtoi ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *