Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Albin Kurti pas mbledhjes së kabinetit qeveritar në detyrë.

Gratë lehona të papunësuara tashmë do të përfitojnë 325 euro për 6 muaj, nga 170 që përfitonin deri më sot.

Po ashtu, parashihet rritje e mbështetjes edhe për gratë lehona të punësuara, të cilat do të përfitojnë 319 euro për tre muaj, duke përfshirë edhe 70% të pagës për 6 muaj.

Kurti njoftoi se brenda vitit do të ketë rritje page edhe për shërbyesit civilë.

“Rritja e parë ka filluar së zbatuari nga janari, ndërsa rritja e dytë do të fillojë nga korriku. Kështu, pagat mujore për mbi 80 mijë zyrtarë publikë do të jenë për 110 euro më të larta se sa ishin në dhjetor të vitit 2024. Paga mesatare do të arrijë në 865 euro në muaj (për zyrtarët publikë),” – ka thënë ai.

By Editor