Qeveria ka vendosur të ndërmarrë ndryshime në ligjin për administrimin e pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke përfshirë për herë të parë edhe përdorimin e kriptomonedhave.

Në dokumentin e publikuar për konsultim publik parashikohet që Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara të ketë të drejtën të hapë dhe të administrojë llogari në kriptomonedha. Këto llogari do të përdoren për ruajtjen dhe menaxhimin e fondeve që janë sekuestruar apo konfiskuar në formë asetesh digjitale.

Ndryshimet ligjore synojnë të përshtatin kuadrin ekzistues me realitetin e ri financiar dhe zhvillimet teknologjike, duke krijuar mekanizma më efikasë për administrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtari të paligjshme.

Po ashtu, në dokument parashikohet që Agjencia të marrë në dorëzim edhe objektet që nuk disponojnë dokumentacion hipotekor, të cilat janë të evidentuara si ndërtime pa leje. Këto pasuri do të administrohen sipas procedurave të posaçme, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar për fatin e tyre.

Sipas projektligjit, këto ndryshime synojnë të rrisin transparencën, kontrollin dhe eficiencën në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke shmangur abuzimet dhe duke garantuar ruajtjen e vlerës së tyre.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *